Për herë të tretë, princesha shtyn dasmën

14:31 | 19 Mars 2020

Duket sikur dasma e princeshë Beatrice-s dhe Edoardo Mapelli Mozzi nuk do të bëhet kurrë…Burime për People bëjnë me dije se dasma e princeshësh është shtyrë sërisht, kësaj here si pasojë e pandemisë me të cilën bota po përballet.

Kjo s’është hera e parë që princeshës i duhet të përballet me një ndjenjë si kjo. Fillimisht, princesha u detyrua ta shtynte dasmën për shkak të skandalit të të atit, princit Andrew.

Pastaj, tensionet në familjen mbretërore pas vendimit të Meghan dhe Harry-it ia bënë edhe më të vështirë kurorëzimit, por më në fund u duk sikur çifti ia doli të planifikonte një datë. Ata do të martoheshin më 29 maj në The Chapel Royal, por mbretëresha Elizabeth së fundmi ka anulluar çdo event për shkak të koronavirusit.

Nuk ka ende asnjë anullim zyrtar, por me shumë gjasa, dasma duhet të presë. Ndoshta kur kushtet të piqen, do të jetë princesha që do të heqë dorë nga dasma, e frikësuar nga gjithë shenjat e universit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara