Pas ndarjes, Liam Hemsworth po kalon kohë me familjen

18:15 | 13 Shtator 2019

Asgjë nuk ndihmon një zemër të thyer sikurse një pushim i shpejtë me më të dashurit.

Siç duket kjo është edhe arsyeja pse Liam Hemsworth po kalon ca kohë me vëllain e tij Chris Hemsworth, kunatën e tij Elsa Pataky dhe një grup miqsh, transmeton portali arbresh.info.

Disa javë pasi aktori i ‘Hunger Games’ kërkoi divorcin nga Miley Cyrus pas dasmës në dhjetorin e shkuar, ai po shijon pamjet e vendlindjes së tij me familje.

Kujtojmë se këngëtarja Miley Cyrus tashmë ka vazhduar jetën me të dashurën e re blogurën Kaitlynn Carter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara