Pas Linda Halimit, edhe Jonida Maliqi akuzon RTSH-në

23:15 | 11 Korrik 2019

Jonida Maliqi e ka akuzuar RTSH-në.

Këtë vit këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovizion’ me këngën ‘Ktheju tokës’, shkruan lajmi.net.

Ajo e dhuroi një interpretim me shumë emocion dhe u rendit e shtatëmbëdhjeta në natën finale.

Në një intervistë të fundit, të dhënë për emisionin “Treshat”, këngëtarja ka folur rreth eksperiencës në “Eurovision”, duke cituar faktin se RTSH mund të ketë ende detyrime ndaj saj.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, ka thënë Jonida Maliqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara