Pas fotove që dëshmonin ‘tradhtinë’ e Travis, reagon Kylie

18:05 | 6 Dhjetorë 2018

Para pak ditësh në internet qarkulloi një foto në të cilën supozohej se ishte Travis Scott, i cili dukej shumë i afërt me një vajzë. Rezultoi që kjo foto ishte një shaka për të futur në grackë internetin dhe për të bërë zhurmë. Mirëpo, Kylie nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe ka reaguar me një postim në Instastory.

Nuk e di nëse ky është një eksperiment social për disa njerëz, por keni të bëni me njerëz të vërtetë, marrëdhënie të vërteta dhe familje të vërteta. Jam e lumtur që marrëdhënia jonë është e fortë, sepse kjo është e tepërt. Interneti më tremb me të vërtetë ndonjëherë”, -ka shkruar Kylie.

Edhe motrat e Kylie-t kanë reaguar duke e quajtur këtë gjë të neveritshme. Me sa duket, marrëdhënia e Kylie-t dhe Travis-it vazhdon të jetë e fortë dhe një shaka e tillë nuk mund të ndikojë në lidhjen e tyre.