Para se të bëhej i famshëm Fero punoi në ëmbëltore

01:14 | 29 Maj 2018

Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero është njëri nga reperët e ri të skenës shqiptare.

Ai së fundmi ka lansua shumë këngë të cilat po konsiderohen si hite.

Në videoklipet e tij ka shumë skena provokative, ndërsa Fero në publik sillet si goxha gangster.

Mirëpo në fotografitë e fundit të cilat i ka siguruar Gazeta Metro, shihet e kaluara e tij.

Ai dy vite para se te bëhej fytyrë publike punonte në një ëmbëltore.

Në asnjë dalje publike ai nuk kishte folur kurrë për jetën e tij private.

Ka pasur shumë skandale, mandej ai u mbajt në paraburgim për rrahjen me disa persona.

Këto fotografi tregojnë pak a shumë se kush ishte Fero i cili sot sillet si gangster.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara