Pak ditë pas akuzave të tradhtisë, Rodriguez shfaqet me syrin e nxirë

23:43 | 15 Mars 2019

I fejuari i Jennifer Lopez u shfaq me një njollë të madhe poshtë syrit në aeroportin e Miamit pas kthimit nga Bahamas, ku ishte me pushime së bashku me aktoren e ku i kërkoi që të bëhej gruaja e tij!!!

Pak pasi lajmi u bë publik, një ish koleg i tij i ekipit të New York Yankees, Jose Canseco, e akuzoi në Twitter se e tradhton J Lo-në me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canseco, madje i kërkonte që të bëhej burrë e ta pranonte tradhtinë, shkruan bordo. Pak pas kësaj, Alex shfaqet me një plagë nën syrin e majtë dhe kaq u desh që të shpërthenin spekulimet se atë mund t`ia ketë shkaktuar vetë aktorja.

Jennifer, thonë këta zëra, mund ta bëjë sepse kohët e fundit është stërvitur shumë duke goditur thasë me rërë. Por ndoshta dhe thjesht mund te jete vrare diku, apo jo?

 

Shpërndaje në rrjete sociale