Pacolli mirëpriti Dua Lipën me familje në shtëpinë e tij

11:32 | 10 Gusht 2018

Dy ditë më parë, këngëtarja Dua Lipa ka arritur në Prishtinë.

 

Në këtë udhëtim, Dua po shoqërohet nga familjarët e saj, i dashuri dhe anëtarët e ekipit të saj.

Këngëtarja po shijon në maksimum qëndrimin në Prishtinë, duke vizituar disa vende të ndryshme, kurse në mbrëmje ajo është argëtuar bashkë me ata që po e shoqërojnë në këtë udhëtim.

Në rrjete sociale, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka publikuar imazhe nga pritja e Duas në aeroport deri në mikpritjen që i kishte bërë në shtëpinë e tij.

“Mirësevjen në Kosovë,Dua Lipa! Dua në aeroportin e Prishtinës , 8.08.2018, me Challenger, N 604 BA”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Dua ka udhëtuar nga Londra për në Prishtinë me aeroplanin privat që i ofroi Pacolli asaj. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale