‘Oscar 2020’ përsëri pa prezantues

09:27 | 18 Maj 2019

“ABC” e ka konfirmuar që edhe zyrtarisht që edhe në edicionin e ardhshëm ceremonia e çmimeve ‘Oscar 2020’ do të mbahet pa prezantues, shkruan “Entertainment Weekly”. 

Përfaqësuesit e “ABC” thanë se janë krenarë për mënyrën kreative që u zhvillua spektakli gjatë këtij viti.

“Jemi tepër krenarë për mënyrën kreative që u zhvillua spektakli i këtij viti dhe sidomos për shifrat e shikueshmërisë. Kështu që mendojmë se do të vijojmë me këtë formulë, meqë dha fryte të mira.”, thanë përfaqësuesit e “ABC”.

Eventi që u mbajt gjatë këtij viti pa prezantues pati rritje prej 29 milionë shikues krahasuar me vitin e kaluar që kishte prezantues.

Ndarja e çmimeve “Oscar” do të zhvillohet në 9 shkurtin e ardhshëm në Los Angeles./Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara