Nuk ka shpëtim për Bobbi Kristinën, tashmë e kanë larguar nga spitali

15:40 | 16 Korrik 2015

Bobbi Kristina, vajza e këngëtares Whitney Houston prej muajsh është në gjendje kome. Ajo, është tërhequr nga spitali dhe është vetendosur në një bujtinë.

Mediat, janë shumë të interesuara të dijnë në lidhje me gjendjen e saj.
Megjithatë, bujtina ku po qëndron Bobbi, po maskohet në maksimum. Merret vesh se para saj është vendosur një tendë e bardhë, në mënyrë që të pengohet çasja e medias dhe paparacëve.

Sipas familjarëve, 22 vjeçarja është duke u përgatitur për vdekjen e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara