Normaliteti i ri: Aktorët pastrojnë gojën para skenave të puthjeve

17:03 | 24 Shtator 2020

Koronavirusi ka ndryshuar jetët e njerëzve në shumë aspekte.

Duke nisur nga humbja e jetës, shoqërimi më pak e deri tek ndikimi në prodhimin e serialeve e filmave, transmeton portali arbresh.info.

Shumë filma e seriale janë ndaluar së xhiruari pikërisht nga frika e përhapjes së Covid-19, me të cilin janë infektuar tashmë 32 milionë njerëz mbarë botën.

Është KJ Apa aktori i serialit ‘Riverdale’ i cili ka postuar një video nga sheshxhirimi i skenave të reja.

“Normaliteti i ri është pastrimi i gojës para çdo skene të puthjeve”, shkruan aktori bashkëngjitur me videon me aktoren Cami Mendes me të cilën është në lidhje në seri.

 

View this post on Instagram

 

our new normal is washing our mouths before every take of a make-out scene…

A post shared by KJ Apa (@kjapa) on

“Riverdale” ka rinisur xhirimet në Vancouver pas një pauze për shkak të koronavirusit. Kasta dhe ekipi i saj kishin dy episode e gjysmë nga sezoni i katërt për të përfunduar xhirimet para se të xhironin sezonin e pestë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara