Nora Istrefi publikon imazhe joshëse nga prapaskenat e xhirimeve me Butrintin

22:02 | 15 Shtator 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, shquhet për finesën dhe elegancën e saj skenike.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat e saj fotografi të ndryshme nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Dy zemra”.

“Tash i madh o shtrati, po ma i madh inati”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive, vargje këto të cilat janë shkëputur nga kënga e saj e fundit me Butrintin.

Nora dhe Butrinti duket se kanë gjetur një kimi tejet të mirë në muzikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara