Nora Istrefi merr gjithë vëmendjen me pozat e fundit

16:24 | 24 Janar 2020

Nora Istrefi arrin të jetë thuajse gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe e gjithë kjo falë linjave të bujshme që posedon.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe pozat provokuese të saj, shkruan portali arbresh.info

Bukuroshja kohëve të fundi po qëndron në Tiranë ku do të marrë pjesë në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ të Arbana Osmanit. Lajmi u bë i ditur nga Arbana Osmani ditën e djeshme, e cila bëri të ditur se këngëtarja gjithashtu do të këndojë këngën e saj të re “Anna”.

Këtë e ka konfirmuar edhe, Nora teksa  ka publikuar dhe fotografi gjatë xhirimeve, ku shfaqet elegante si asnjëherë tjetër e veshur me një kostum ngjyrë të zi dhe me një grim perfekt.

Nora fotot artistike i ka realizuar në dhomën e hotelit ku po qëndron, ndërsa duket fantastike.

Ndryshe, Nora vazhdon t’i argëtojë admiruesit e muzikës së saj me mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. / arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara