Nora Isrefi fillon plazhin me vajzën (Foto)

12:20 | 22 Qershor 2015

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, e cila vetëm pak javë më parë është bërë nënë, ka nisur normalisht ritmin gjatë kësaj vere.

Pavarësisht kohës së shkurtër pas lindjes së vajzës, Nora duket se e ka marrë veten shpejt, madje edhe ka nisur plazhin.

Prej disa ditësh, këngëtarja kosovare ndodhet në Ulqin, ku mësohet se ka shkuar së bashku me bashkëshortin dhe vajzën për një tur koncertesh, por edhe për të shfrytëzuar rastin për të marrë ca rreze dielli.

Këto foto nga paparazzi e tregojnë Norën në formë mjaft të mirë fizike me bikini, ndonëse kanë kaluar vetëm pak javë nga lindja.

1434911399nora-1_2722.jpgfaqe 1434911399nora-2_7678.jpgfaqe

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara