Noizyt i keqpërdoret marka e veshjeve, nxirren në shitje kopjet false në Aeroportin e Prishtinës

15:15 | 18 Shtator 2019

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, përveç muzikës është i suksesshëm edhe në biznes.

Ai ka tash e sa vite nën menaxhim dy lokale, teksa ka të nxjerrë në treg edhe një linjë bluzash, me emrin “Illyrian”.

Teksa Noizy ka autorizuar vet shumë pika të shitjes, duket se jo njëlloj ndodh edhe me “Duty Free”, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Një fanse i ka dërguar mesazh privat reperit në Instagram, duke e pyetur nëse bluzat që po shiten aty janë të vërteta?

Dhe me të parë këtë, Noizy ka publikuar mesazhin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke i njoftuar fansat se bluzat që po shiten aty nuk janë origjinale.

“Illyrian false në Duty Free, në Aeroportin e Prishtinës. Unë nuk jam ende i çmendur, tregoni suksesin”, ka shkruar Noizy në Instagram.

Ndërkohë, ai tutje nuk ka bërë të ditur nëse ka ndërmarrë masa për këtë shitje të paautorizuar, që është bërë në emër të tij.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara