Noizy publikon video nga pushimet, ky është vendi përrallor ku po qëndron reperi

09:46 | 18 Janar 2020

Reperi i famshëm nga Shqipëria, Noizy ka zgjedhur një destinacion të veçantë për të pushuar, pas periudhës shumë të angazhuar në muzikë.

Ai ka zgjedhur Tajlandën për t’i kaluar disa ditë pushimi dhe nga atje me ndjekësit po ndan foto e video të ndryshme, shkruan portali arbresh.info

E së fundi reperi ka treguar pamjen përrallore ku po relaksohet në një pishinë luksoze.

 

View this post on Instagram

 

อรุณสวัสดิ์

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Ndryshe, “Any little thing” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Rigels Rajku (emri i vërtetë i Noizyt), në bashkëpunim me Ay Em dhe Term&Rvchet që ka kaluar shifrën e 1.9 milionë klikimeve.

Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur reperi shumë i pëlqyer në trojet shqiptare. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara