Noizy po sjell remiksin e këtij hiti

08:07 | 17 Shtator 2020

Noizy ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Një emër shumë i suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare është edhe reperi Noizy, shkruan lajmi.net.

Ai njihet për një numër të madh këngësh, ndërsa asnjëherë nuk e ndalon punën për projekte të reja, të cilat çdo herë mirëpriten nga fansat.

Me anë të postimit të fundit, Noizy ka paralajmëruar remiksin e këngës “All dem talk”, të cilën e solli në bashkëpunim me Dutchavellin dhe Gzuz.

Projekti në fjalë ishte publikuar gjatë muajit qershor të këtij viti dhe ka marrë mbi 13 milionë klikime në kanalin YouTube.

Remiksi i “All dem talk” pritet të jetë së shpejti në duart e publikut, pas duetit që Noizy e kishte me S4MM. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara