Noizy ofendon rëndë gazetaren shqiptare

01:44 | 5 Nëntor 2019

Reperi Noizy në llogarinë e tij në Instagram e ka publikuar një fotografi të gazetares shqiptare, Dasara Karaiskaj.

Imazhit i ka vënë mbishkrimin me të cilin e ka ofenduar rënd atë.

“Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009. Kush është kjo dhëmbë kalbura”, ka shkruar Noizy i cili edhe njëherë ka hapur rrugë një tjetër sherri në publik me të.

Ndërsa ai e quan edhe me fjalën e rëndë, ku*vë.

Kujtojmë se Noizy dhe Dasara kanë një histori të gjatë ngacmimesh dhe kunjash nëpër rrjetet sociale.

Gazetarja ka komentuar vazhdimisht veprimet e Noizy-t si ajo e hedhjes së parave në një klub në Tiranë, apo foto të tjera të bujshme të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara