Nis rindërtimi i shtëpisë në Shqipëri që e financon Rita Ora

14:28 | 1 Dhjetor 2019

Ka nisur rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala në fshatin Pinar të Shqipërisë, i cili financohet nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, përmes rrjetit social Instagram.

“@RitaOra e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce! Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë”, ka shkruar ai ndër të tjera në mbishkrimin e videos së publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë @ritaora. 🏠🙏🏻 Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord. —————————————————– 🇬🇧 – Rita Ora kept her word promptly. You rock girl! ❤🇦🇱🇽🇰🇬🇧👐 After the devastating earthquake, her crew began rebuilding the Sala family home in Pinar village. 🏠🙏🏻 It would be awesome if everyone adopted a home just like Rita. You may not help millions, but each one can help that one family!

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Artistë të shumtë shqiptarë kanë ndihmuar personat e prekur nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë të martën e 26 nëntorit.

 

View this post on Instagram

 

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania and myself directly help these families as much as I can! Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita 🇦🇱

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Disa dhuruan veshmbathje, ushqim, pije e mjete financiare, por Rita Ora vendosi që në bashkëpunim me kryetarin e Tiranës t’i rindërtonin shtëpinë një familjeje./Gazeta Sinjali/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara