Nicki Minaj publikon klipin e ri “Barbie Dreams”

09:27 | 12 Shtator 2018

“Barbie Dreams” është kënga më e diskutuar nga albumi i Nicki Minaj “Queen” dhe tashmë ka edhe videoklipin.

Kënga e inspiruar nga Notorious BIG e ku përmenden shumë yje hip hopi shfaq reperen tejet seksi.

Ajo tregon asetet në stile të flokëve të pa para, tekas në formë të kukullave shfaqen DJ Khaled dhe Lil Wayne të cilët përmenden në këtë këngë.

“Barbie Dreams” vjen pas klipeve “Chun – Li”, “Bed” dhe “Ganja Burn” nga albumi “Queen” i Nicki Minaj që debutoi në vendin e dytë në Billboard 200.

Nicki Minaj kohë më parë ishte përfshirë në një konflikt me Cardi B që eskaloi në një përplasje fizike.

Dyshja shumë herë kanë sulmuar njëra-tjetrën nëpër këngë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara