Në lidhje me Capital T? Adrola Dushi flet për jetën private: Ta di e gjithë bota

14:31 | 17 Tetor 2020

Adrola Dushi ishte personazhi i radhës që ju përgjigj disa pyetjeve për After Party-n e emisionit “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës. Modelja bukuroshe nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve në lidhje me jetën private, por me përgjigjet e saj ajo na i bëri mendjen akoma më shumë lëmsh.

Kur ju desh të zgjidhte nëse është single apo në një lidhje, ajo nuk preferoi të përgjigjej, duke bërë sikur po mendohej. Nga ana tjetër kur u pyet nëse do të donte një lidhje të re apo biznes të ri, ajo zgjodhi këtë të fundit.

Nga ana tjetër modelja zgjodhi dashurinë e pastër para pasurisë, duke u shprehur se ajo është Zhulieta e kohëve moderne.

Por kur u pyet nëse do preferonte një lidhje të fshehtë, apo ta dinë të gjithë, modelja u përgjigj: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”.

Kujtojmë që fillimisht dyshimet për një romancë me Capital T nisën nga pjesëmarrja e modeles në videoklipin e tij “C’est La Vie”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara