“Ne jemi shumë krenare për këtë”, Dua Lipa ndan pamje atraktive nga prapaskenat e klipit “Prisoner”

16:37 | 22 Nëntor 2020

Dua ka sjellë imazhe të reja nga prapaskenat e videoklipit.

Dua Lipa dhe Miley Cyrus prej disa muajsh kanë qenë duke u përfolur për një bashkëpunim.
Ndërsa më 20 nëntor (e premte), u lansua edhe projekti i premtuar nga dyshja fantastike, “Prisoner”, i cili erdhi së bashku me videoklip mjaft interesant, të dyja artistet erdhën me vallëzime dhe paraqitje tejet provokuese.

Ndërsa Dua ka vendosur që me një postim në rrjete sociale, t`i falënderoj të gjithë për dashurinë që i ofruan asaj dhe Mileyt në këngën e re, ku edhe solli disa foto nga prapaskenat e klipit, në të cilat shfaqet atraktive bashkë me Mileyn.
“Faleminderit për gjithë dashurinë ndaj “Prisoner”, ne jemi shumë krenare për këtë”, shkroi Dua në mbishkrim të fotografisë së postuar në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara