Natacha Sofia zbulon bisedat me superyllin Cristiano Ronaldo

10:53 | 27 Tetor 2017

Ka qenë një tjetër javë e keqe për sulmuesin Cristiano Ronaldo pasi reputacioni i tij është sulmuar nga mediat në Portugali.

‘TV Guide’ ka vendosur yllin e Real Madridit në ballinën e revistës së tyre këtë javë duke pretenduar se ka tradhtuar Georgina Rodriguezin, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo është akuzuar se ka qenë i pabesë pas një nate të kaluar me Natacha Sofian, një 21-vjeçare nga Portugalia. Sulmuesi thuhet se fillimisht ka nisur të flas me Nattacha Sofian në vitin 2015, megjithatë dyshja u takuan përfundimisht më 26 mars të vitit 2017.

22729048_1480751488682747_3885272337643590394_n

Natacha tani ka shpjeguar historinë e saj me Ronaldon duke e quajtur yllin e Real Madridit një tradhtar.

“Ai e tradhtoi atë [Georgina Rodriguezin]. Edhe pse rrallë kemi folur për të, por kur ne ishim së bashku, ai madje e tha këtë”

“Ai tha se njëra nga arsyejet pse ai është me të, është se ajo e ka trajtuar mirë djalin e tij. Ai më ka thënë se është një person shumë i zënë dhe nuk ka pasur kohë as për dashuri”

Më poshtë mund t’i shikoni disa foto nga llogaria e Natacha Sofias në Instagram./arbresh.info/

screen-shot-2017-10-25-at-12-48-45 screen-shot-2017-10-25-at-12-48-14 screen-shot-2017-10-25-at-12-47-49

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme