MTV shpërblen me mirënjohje Rita Orën

14:24 | 13 Prill 2019

Pas vizitë së saj në vendlindje Rita Ora qëndroi pak ditë në Dubai për të kryer xhirimet e projektit të saj më të ri.

E me tu kthyer në shtëpi, një mal me dhurata kishin arritur në postën e saj rroba të markave të shtrenjta e shumë gjëra të tjera, shkruan portali arbresh.info

Njëra ndër to ishte pllaka e mirënjohjes nga MTV, si shpërblim për suksesin e këngës së saj “Anywhere”, e cila gjatë viti 2018, ishte ndër 20 këngët më të dëgjuara dhe të transmetuara në kanalin e MTV.

Ndryshe, vlenë të theksohet se Rita prezente në Kosovë me një mision të veçantë në bashkëpunim me organizatën UNICEF, Rita u doli në ndihmë fëmijëve skamnorë dhe grave të dhunuara gjatë luftës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara