Mozzik uron Ditën e Çlirimit të Ferizajit me një shkrim prekës

09:58 | 12 Qershor 2019

Reperi i njohur Mozzik është shumë i kujdesshëm që t’iu urojë fansave të tij në rrjetet sociale gjithnjë festat.

Së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ai u ka uruar fansave të tij Ditën e Çlirimit, në qytetin prej nga ai ka ardhjen – Ferizaj.

Sot (e mërkurë) bëhen 20 vite nga dita kur qyteti i Ferizajit u Çlirua nga serbët në luftën e vitit 1999.

Reperi Mozzik në postimin e tij, urim të posaçëm iu dërgon të gjithë atyre që kanë dikë të rënë për liri.

“Urime dita e çlirimit ! Sa e sa Luana dhanë jetën për këtë vend të ujitur me gjak të heronjve të Uçk-së ! E sa e sa tjerë i mbijetuan sfidave e sakrificave vetëm që sot të jemi të lirë,të ecim lirë..mbi të gjitha të flasim Shqip. Urime juve që dikur përshendetët prindërit për luftë,duke mos e ditur se a do ktheheni më a po jo. Urime 20 vjetori i çlirimit ! Respekt”, janë fjalët e reperit.

I njëjti, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, “A milly”, në bashkëpunim me rap-artistin Dardan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara