Mozzik e Loredana kapen sërish bashkë, sjellin imazhe nga ashensori i njëjtë

21:29 | 22 Nëntor 2020

Mozzik e Loredana publikojnë fotografi nga ashensori i njëjtë.

Ndonëse tashmë ribashkimi i Mozzik dhe Loredanës nuk është sekret, ata përsëri bënë të ditur se janë në shoqëri të njëri tjetrit, shkruan lajmi.net.

Ndërsa këta të fundit kanë qenë kryefjala e mediave rozë, për shkak se u fotografuan duke darkuar, e më vonë u fotografuan edhe në një qendër tregtare në Zvicër.

Sot Mozzik dhe Loredana publikuan imazhe në pasqyrën e një ashensori dhe mund të bëhen krahasimet e fotografive, ku shihet mjaft qartë se ata gjenden në të njëjtin vend, në të njëjtën orë.

Dyshja ka lënë të kuptohet se tashmë janë rikthyer sërish të njëri-tjetri, ndonëse vetë kanë zgjedhur të mos konfirmojnë ende bashkimin e tyre publikisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara