Motrat Mustafa publikojnë klipin e ri “Qika e nanës”

08:54 | 13 Prill 2019

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore me prejardhje nga Mushtishti, Motrat Mustafa, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

Kësaj here ato vijnë për herë të parë tetë motrat, ndërsa në video kanë futur edhe nënën e tyre e cila duket e rrethuar me dashuri mes vajzave të saj, shkruan portali arbresh.info

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, teksa klipi i është besuar produksionit EMF Creative.

Ndryshe, kjo ide e këngës u diskutua shumë në media si “e vjedhur” nga këngëtarja tjetër e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, e si shkak i kësaj thuhet se këngëtarët i kanë prishur raportet mes vete./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale