Morena Taraku provokuese në imazhin e hipur mbi elefant

17:27 | 24 Janar 2020

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, shquhet si një prej personazheve shqiptare me më së shumti influencë në rrjetet sociale.

Ajo është e ndjekur tashmë nga jo më pak se një milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shkruan portali arbresh.info

Modelja po kalon disa ditë të bukura pushimi në Tajlandë ku nga atje po i mban ndjekësit e saj të informrmuar për çdo gjë.

Së fundi, ajo ndau me ndjekësit edhe një tjetër fotografi ku shfaqet mbi elefant, ndërsa merr vëmendjen me linjat që i ekspozon në bikini.

“Tashmë më mungon ai”, është mbishkrimi që Morena ia ka lënë asaj fotografie.

Morena njihet për publikun shqiptar fillimisht si modele, e më pas edhe si këngëtare, dhe vazhdon të sjellë herë pas here projekte muzikore që pëlqehen nga fansat e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara