Morena arrin 1 milion ndjekës në Instagram, feston me foto joshëse nga Tajlanda

16:18 | 21 Janar 2020

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, po vazhdon t’i shijojë pushimet në Tajlandë.

Ndërsa po qëndron prej ditësh atje, bukuroshja nga Peja nuk heziton që t’i mbajë fansat sa më aktiv përmes postimeve që publikon në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Së fundi, ajo arriti 1 milion ndjekës në Instagram, e këtë e festoi me një fotografi, ku shfaqet e veshur me bikini të bardha, teksa pozoi në plazh, këngëtarja vuri në pah figurën trupore dhe dukej në top-formë.

Ndryshe, ka kohë që Taraku ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Turqi dhe viteve të fundit ka qenë mjaft produktive në muzikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara