Modelja sfilon duke i dhënë gji bebes

23:26 | 17 Korrik 2018

Një modele duke i dhënë gji bebes së saj në pasarelë ka shkaktuar tronditje në mesin e atyre të mbledhur për të parë shfaqjen e modës në Majami.

Mara Martin mbajti vajzën e saj pesë-muajsh Aria në shfaqjen vjetore të Sports Illustrated të dielën, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk mund ta besoj se po zgjohem me ballinat e mbushura me mua dhe vajzën time duke bërë diçka që e bëj çdo ditë”, shkruan ajo në faqen e saj në Instagram.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë lavdëruar modelen si “inspiruese”, por disa prej tyre e kanë akuzuar për kërkim të vëmendjes.

Zonja Martin ishte një nga 16 finalistët e zgjedhur për shfaqjen e këtij viti në një audicion të hapur.

Ajo u shfaq në pasarelë më bikini ngjyrë ari, duke ushqyer me gji Arian në të njëjtën kohë.

Fëmija kishte kufje për ta mbrojtur atë nga zhurma e muzikës dhe turmës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara