Modelja serbe Jelena Karleusa akuzon Kim Kardashian për kopjim

16:48 | 19 Mars 2015

Kim Kardashian qenka një klon, ajo që e thotë është Jelena Karleusa, modele dhe artiste serbe, superbionde dhe me një fizik të mrekullueshëm, duke bërë të ditur që stili i Kardashian ishte praktikisht identik me të sajin.

Pikërisht ai stil, i cili në një përzierje formash bombastike, dukej deri dje, i diskutueshëm, por i personalizuar, kurajoz dhe origjinal.Akti i fundit “i vjedhjes së stilit”, është ngjyra e re e flokëve të Kim, bionde platin.

Duke parë fotot e rrjetit social të Jelena Karleusas, e panjohur për botën e modës e të artit, efekti “deja vu” është mbresëlënës: të njëjtat veshje tërheqëse, të njëjtat forma shpërthyese, të njëjtat lëvizje prej “pantere” të Kim Kardashian dhe akoma i njëjti pasion për firmat e mëdha, tendenca për ‘selfie’, shikimi provokues dhe takat shumë të larta.Të bën të qeshësh fakti që Kim mund ta ketë vjedhur gjithçka në tavolinë, duke parë dhe studiuar “kolegen serbe”, por duke shfletuar galerinë e fotove, është e pabesueshme.Stili i Kardashian është i kopjuar?/arbresh.info/

 kim-1 kim-2 kim-3 kim-4 kim5 kim-kardashian-platinum-blond-hair-color-retrospective-mainModele

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara