Modelja Katie Price flet djalin e saj me aftësi të kufizuara

14:55 | 17 Mars 2015

Modelja e famshme Katie Price ka një djalë 12 vjeçar të quajtur Harvey, i cili është me aftësi të kufizuara.

Megjithatë, Katie kujdeset që të birit të saj të mos i mungoj asgjë, së paku kështu tha ajo në një shou televiziv ku ndër tjerash foli edhe për të birin e saj. Ajo, ka thënë se është sfidë e vërtetë ta rritësh një fëmijë të sëmurë, por kjo nuk do të thotë se e pengon te jetë krenare.

Modelja 36 vjeçare ka treguar se Harvey është shumë i talentuar në piano dhe se ajo e mbështet maksimalisht. 12 vjeçari ka luajtur me piano në ‘’Royal Festival Hall’’ dhe Price ishte në publik duke i dhënë forcë dhe kurajo.

Ajo, vërtet dukej një nënë krenare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara