Modelja Emily ekspozon trupin gjysmë të zhveshur, në prani të burrit të saj

14:15 | 10 Shtator 2019
Modelja dhe aktorja e njohur amerikane Emily Ratajkowski, ka shfaqur figurën e saj të tonifikuar në një veshje mjaft të hapur, duke ekspozuar trupin në prani të burrit të saj Sebastian Bear-McClard, në premierën e ‘Uncut Gems’ në Festivalin e Filmit në Toronto të Kanadës.

Ata të dy janë martuar në shkurt të vitit 2018.

Emily dhe Sebastian vazhduan të shijojnë në maksimum lumturinë e tyre martesore të hënën teksa u shfaqën në Toronto.

Ratajkowski nuk hezitoi të ekspozonte format trupore, e veshur me një fustan të zi i cili zbulonte më shumë se ç’duhej.

Modelja mori gjithë vëmendjen teksa po kalonte në tapetin e kuq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara