Miley u nda nga e dashura pas dy muajsh, zbulohet arsyeja e çuditshme

08:38 | 27 Shtator 2019

Pas ndarjes së bujshme nga Liami, Miley Cyrus nisi një lidhje dashurie me modelen Kaitlyn Carter. Miley dhe Kaitlyn u fotografuan shpesh bashkë e madje edhe në momente private. Pak kohë më parë u tha se lidhja e tyre po shkonte shumë mirë dhe dy vajza kishin vendosur edhe të bashkëjetonin.

Mirëpo së fundmi papritur u bë e ditur se Miley e ka lënë modelen pas 2 muaji lidhje.

Arsyeja është se Miley nuk dëshiron një lidhje serioze pas ndarjes nga Liam, ndarje për të cilën është penduar. Pas ndarjes nga modelja Miley pret të rikthehet me Liamin, por nga ky i fundit nuk ka asnjë zhvillim.

 

Thuhet se Miley dhe Caitlyn pas ndarjes kanë mbetur mikesha.

“Ata janë mike që një kohë shumë të gjatë dhe kanë qenë aty për njëra tjetrën kur martesat e tyre përfunduan, por nuk janë më në një lidhje romantike”, tha burimi pranë tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara