Miley Cyrus i la të gjithë pa fjalë me deklaratën e fundit!

21:16 | 11 Korrik 2019

Miley Cyrus janë pak a shumë çifti ideal që të gjithë do të donim të ishim, sidomos sepse ia dolën edhe pas ndarjes së vitit 2013, që na dhuroi hitin “Wrecking Ball”.

Pikërisht për këtë duhet ta kishim pritur që Miley Cyrus nuk është një bashkëshorte tipike edhe pas martesës në dhjetor të 2018-ës, por ne jemi njerëz dhe na pëlqejnë pak si shumë etiketat.

Në një intervistë të fundit për revistën “Elle”, Miley Cyrus foli për orientimin e saj seksual pas martesës me aktorin dhe bëri të qartë se pavarësisht se aktualisht është e dashuruar me një burrë, koncepti i saj mbi dashurinë universale nuk ndryshon.

“Mendoj se njerëzit janë pak konfuzë për faktin se jam e martuar”, u shpreh Miley, “Por marrëdhënia jonë është unike.”

Këngëtarja pranoi se nuk i pëlqen të jetë bashkëshortja standarte pasi për të, martesa nuk është më tepër se një hap përpara në marrëdhënien e tyre, jo një kontratë kyçjeje në shtëpi.

“Vërtet njerëzit mendojnë se unë rri në shtëpi dhe gatuaj? Vërtet jam në një marrëdhënie heteroseksuale, por vazhdoj të jem shumë e tërhequr seksualisht ndaj vajzave.”

“Unë mora një vendim për se cilin partner doja në krah. Zgjodha njeriun me të cilin ndihesha më e sigurt. Përfundimisht, nuk përshtatem me rolin stereotipik të bashkëshortes. As që më pëlqen ajo fjalë.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara