Michael Douglas nderohet me yllin e famës

21:14 | 8 Nëntor 2018
Aktori shoqërohej nga legjenda e ekranit, babai Kirk Douglas.

U deshen 50 vite karrierë në hollivud që aktori Michael Douglas të nderohej me yll në bulevardin e famës. Dhe jo në një vend dosido, por pikërisht pranë atij të legjendës së ekranit, babait të tij Kirk Douglas, tashmë 101 vjeç.

Edhe për vetë Douglas ylli është i vonuar, por fjalimi i tij në ceremoni emocioni të gjithë veçanërisht me falenderimin dhe dedikimin ndaj të atit.

74 vjeçari shoqërohej nga bashkëshortja e tij, aktorja Catherine Zeta-Jones.

Douglas ka luajtur në 60 filma, përfshirë serialin policor the Streets of San Francisco,” trillerin psikologjik “Fatal Attraction” të famshmin  “Basic Instinct.

Shpërndaje në rrjete sociale