Mësoni çfarë kanë studiuar vipat që ju i adhuroni

10:00 | 16 Nëntor 2019

Ndonjëherë harrojmë që të famshmit janë njësoj si ne dhe në një moment të jetës së tyre ata kanë shkuar në universitet dhe disa prej tyre madje edhe kanë shkëlqyer. Ndonëse, jeni mësuar shpesh të lexojmë skandale me jetën e shfrenuar, mes alkoolit, drogës dhe divorceve të shumta, disa prej personazheve të famshëm kanë qenë vërtet “djemë të mirë” dhe “vajza të mirë” në universitet.

Mirëpo, çfarë kanë studiuar disa nga personazhet e famshëm që sot i njeh gjithë bota? Disa si aktorë, disa si këngëtarë, por cili është profesioni i tyre i vërtetë? E mësoni më poshtë:


Sandra Bullock

Bullock u diplomua në Universitetin e Karolinës Lindore në Greenville në vitin 1986, ku ajo studioi aktrim. Pra, Sandra nuk është rastësisht aktore.

Jennifer Garner

Kur Garner mbërriti për herë të parë në Universitetin e Denison në 1990, ajo u regjistrua për kimi. Aktorja më vonë ndryshoi fokusin e saj në teatër dhe u diplomua në vitin 1994.

John Legend

Pas sukseseve në fusha të ndryshme në shkollë të mesme (ishte president i shkollës dhe mbreti i mbrëmjes së maturës), ai u pranua në Universitetin e Harvardit dhe fitoi bursa në Universitetin Georgetown dhe Morehouse College. Sidoqoftë, ai vendosi të ndiqte Universitetin e Pensilvania-s, ku studioi anglisht me theks në letërsinë afrikano-amerikane.

Lil Wayne

Lil Wayne ndoqi Universitetin e Houston, ku u diplomua në shkencat politike.

Emma Watson

Emma Watson u diplomua në letërsinë angleze në Universitet Brown.

 

Kourtney Kardashian

Pas dy vitesh në Universitetin Southern Methodist në Dallas, Kardashian transferohet në Universitetin e Arizonës, Tucson, ku përfundoi studimet e larta për teatër.

Eva Longoria

Longoria mori bachelorin e saj të Shkencave në Kinesiologji në Universitetin A&M të Texas-Kingsville.

(Kinesiologji rrjedh nga ‘kinesis” që në greqisht do të thotë lëvizje dhe ‘logos”, studim. Pra, me termin kinesiologji kuptojmë “Studimi i Lëvizjes”. I referohet studimit të lëvizjes së trupit për shkak të tkurrjes së muskujve).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara