Meryl Streep tregon se si Mariah Carey i’a zuri karrikën në ‘Golden Globe’

11:22 | 9 Janar 2018

Në ndarjen e çmimeve ‘Golden Globe’ ka ndodhur një keqkuptim.

Mësohet se këngëtarja e njohur Mariah Carey aksidentalisht i ka zënë  vendin aktores së famshme Merly Streep, transmeton arbresh.info

Për këtë fakt aktorja fituese e 9 çmimeve Golden Globe ka folur në një intervistë për Jimmy Kimmel.

68 vjeçarja tregon se kur kishte shkuar të ulej kishte parë Mariah Carey-n në vendin e saj.

Ajo tregon se Mariah i kishte thënë  “Oh, zot më detyruan të ulem”, por që pas kësaj në kohën e reklamavetë gjithë ishin ulur në vendet e veta.

Për këtë rast ka folur edhe këngëtarja Mariah Carey e cila në rrjetin social ‘Twitter’ i ka kërkuar falje aktores./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara