Melania Trump vesh fustanin me çmimin marramendës

01:23 | 22 Shtator 2019

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij “e heshtur” Melania, mund të mos jenë personazhet më të dashur të momentit në rrjetet sociale, por Zonja e Parë e SHBA-ve rrallëherë kalon pa u komentuar për look-un e saj.

Së fundmi, Melania ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në darkën shtetërore të organizuar në nder të vizitës së çiftit kryeministror australian në Shtëpinë e Bardhë.

49-vjeçarja dukej si një mishërim i elegancës, e veshur me një fustan magjepsës nga J Mendel ngjyrë mente, me fruda të vogla vertikale dhe mëngë të gjata transparente. Dhe nëse ndokush po mendon të rikrijojë look-un e saj në ndonjë dasmë tani së shpejti, atëherë duhet të dini se fustani në fjalë, kushton plot 6 mijë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara