Melania feston ditëlindjen, Trump i dedikon disa rreshta për të

20:49 | 26 Prill 2020

Zonja e parë e Amerikës sot feston ditëlindjen.

Melania Trump feston ditëlindjen, ish-modelja dhe njëkohësisht bashkëshortja e presidentit Trump ka mbushur 50 vite jetë.

Donald Trump ia ka dedikuar disa rreshta në një postim në Twitter bashkëshortes.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!”, ka shkruar kreu i SHBA-së.

Kujtojmë se dyshja janë të martuar tash e 15 vite dhe gjatë kësaj periudhe nuk kishte skandale të pakta nga Donald.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara