Meghan-it i del e saja! Dukesha vendos rregullin e ri në familjen mbretërore

01:41 | 18 Gusht 2019

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, si aktiviste për të drejtat e kafshëve, i ka ndaluar familjes mbretërore që të shkojë për gjueti shpendësh.

Kjo ishte një traditë që ndiqej çdo vit nga pjestarët e pallatit “Kensington”, mirëpo s’do të përsëritet më këtë vit.

Pas vendimit të Meghan-it, e gjithë familja mbretërore ka hequr dorë nga gjuetia, duke mbështetur unanimisht Meghan-in për të mbrojtur kafshët e shpendët. Kjo nuk është hera e parë që dukesha del kundër rregullave të pallatit mbretëror dhe vendos rregulla të tjera.

Mbretëresha Elizabeth dhe të gjithë pjestarët e tjerë të familjes duhet të mësohen tashmë me këtë fakt. Meghan-it po i del e saja në pallatin mbretëror!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara