Meghan është më e lumtur se kurrë tani që u largua nga mbretëria

23:48 | 25 Janar 2020

Tani që Meghan dhe Harry morën bekimin e mbretëreshës për t’u larguar nga mretëria, me siguri pyetja e parë që ju vjen natyrshëm është: Si po i duken çiftit ditët e para larg familjes?!

Për Harry-n nuk e dimë, por Meghan Markle po jeton ditët më të bukura të jetës! Burime për Us Weekly bënë me dije se Meghan është shumë e lumtur me jetën e re në Kanada e ndërsa princi pret me emocion ç’do t’i sjellë ky kapitull i ri.

“Meghan ndihet e lirë! S’ka qenë kurrë më e lumtur. Eshtë e kënaqur që ndodhet jashtë Londrës. Madje është habitur se sa shpejt ndryshuan gjërat.”

Siç e lexuat: “S’ka qenë kurrë më e lumtur se tani!” Një jetë princeshe ishte gjëja e fundit që Meghan ëndërronte, prandaj lumturia e saj është krejt e kuptueshme

Harry nga ana tjetër, ka emocione të përziera, pasi një pjesë e tij mbetet tek pallati mbretëror dhe familja që ka atje.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua. Kjo s’do të ndryshojë kurrë. Vendimi që unë mora për vete dhe bashkëshorten time, për t’u tërhequr nuk ishte i thjeshtë. U mor pas shumë muajsh bisedimesh dhe shumë vitesh plot sfida. Jo gjithmonë i kam bërë gjërat siç duhet, por kështu siç shkuan, s’kishte asnjë opsion tjetër.”- u shpreh ai, gjatë fjalimit të pak ditëve më parë, kur theu për herë të parë heshtjen rreth vendimit të marrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara