Mediet serbe u pikëlluan nga shqiponja e Jonida Maliqit

11:02 | 24 Maj 2019

Stilisti që u kujdes për paraqitjen e Jonida Maliqit në Eurovision 2019, ka zbuluar detaje nga festivali Eurovision që u mbajt në Izrael.

Disa ditë më parë nëpër mediat sërbe qarkulluan lajme se Jonida Maliqi kishte provokuar përfaqësuesen e Serbisë në Eurovision duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Mirëpo, pas këtyre thashethemeve stilisti i këngëtares shqiptare ka publikuar një shkrim në Instastory, ku flet rreth kësaj çështje.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm, nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”, ka shkruar Ardi në postimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara