Me rastin e martesës së Kreshës, Ledri Vula thotë se i ka ardhur koha edhe atij për t’u martuar

22:42 | 15 Dhjetor 2019

Reperi i njohur, MC Kresha, është martuar mbrëmjen e së dielës në një ceremoni private në Prishtinë.

Të pranishëm në dasmë kanë qenë emra të njohur të estradës si: Lyrical Son, Ledri Vula, Lumi B, Gjiko e të tjerë.

Reperi i njohur Ledri Vula, i cili njihet si mik i ngushtë i reperit, nuk ka hezituar që urimin për kolegun e tij, ta ndajë edhe me fansat e tij në rrjetin social Instagram.

Ai publikoi një fotografi me dhëndrin të realizuar gjatë dasmës, teksa në mbishkrimin e saj bëri me dije se dalë nga dalë po i vjen koha edhe atij për t’u martuar.

“Burri i fundit në këmbë. Urime u trashëgofsh, e ngrefsh këmbën zhag”, ka shkruar Vula në Instagram.

Kështu, ai sikur deshi t’jua bëjë me dije ndjekësve të tij se është i fundit nga reperët e lartpërmendur që ka ngelur beqar, dhe tashmë i ka afruar koha edhe atij që të martohet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara