“Më ndryshoi jetën”, aktorja e njohur publikoi foto me Nënë Terezën

22:16 | 5 Nëntor 2019

Aktorja e suksesshme e Hollywood, Penelope Cruz ka zbuluar personin që i ndryshoi jetën. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, aktorja spanjolle ka publikuar një fotografi me Misionaren me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, transmeton OraNews.

Kujtimi i kësaj gruaje të pabesueshme dhe koha që kalova me të. Me të vërtetë ndryshoi jetën time. Gjithmonë në zemrën time” shkruan 45 vjeçarja.

Fotografia besohet të jetë shkrepur rreth viteve 1990, periudhë në të cilën Penelope ka shërbyer në Kalkutë, ku është kujdesur për të varfërit dhe të sëmurët atje, së bashku me Nënë Terezën.

Kujtojmë që Nënë Tereza është një ndër figurat më të shquara botërore me origjinë shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara