Këngëtari i njohur Mark Anthony ka humbur një person shumë të dashur për të, atij i ka vdekur nëna.
Në rrjete sociale, duke e bërë profilin me ngjyrë të zezë, këngëtari ka bërë të ditur lajmin e vdekjes së nënës së tij, shkruan lajmi.net.
Në statusin e tij, Anthony bëri të ditur se nëna e tij Guillermina Quiñones, është larguar nga kjo botë të enjten.
“‘Sot në orën 12:10 heroina e familjes, shkëmbi, mbrojtësja jonë më e madhe, frymëzimi dhe tani ENGJËLLI ynë, ndërroi jetë.” shkruan ndër të tjera Marc Anthony.