Marina Vjollca thyen heshtjen, rikthehet me diçka të re

22:27 | 13 Prill 2019

Marina Vjollca prej kohësh nuk është e angazhuar në ndonjë projekt televiziv.

Marina Vjollca ka paralajmëruar rikthimin me projekte të reja, ani pse nuk ka sqaruar shumë detaje, shkruan lajmi.net.

“Së shpejti. Projekte të reja…”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, pas thashethemeve se është bashkëshorti i saj Getoar Selimi ai i cili nuk e lë Marinën të merret me ndonjë projekt televiziv, reperi i ka përgënjeshtruar këta zëra.

“Na ka dalë nami kot por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vetë”, kishte deklaruar Geti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara