Marilyn Monroe lidhje me politikanët e njohur, si u vra nga bosi i mafies për sekretin

14:24 | 8 Tetor 2019

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga vdekja tragjike e Marilyn Monroe, ende mbeten mister shkaqet. Ikona e bukurisë femërore vdiq në moshën 36-vjeçare dhe së fundmi, një investigim gazetaresk hedh dritë mbi misteret e vdekjes së saj.

Autorët e dokumentarit “The Killing of Marilyn Monroe“ , pretendojnë se ylli i ekranit nuk vrau veten, siç tregon varianti zyrtar. Ata thonë se Marilyn ishte droguar e abuzuar seksualisht që një javë përpara vdekjes së saj tragjike.

“Marilyn kishte frikë për jetën e saj“, thotë gazetari Charles Castillo. “Ishte mbërthyer në një situatë të cilën nuk e kontrollonte dot më. Përfitonin prej saj. E kishin droguar dhe kishin bërë një festë të shfrenuar me të“, shton ai.

Dokumentari kërkon të tregojë se Marilyn ishte abuzuar dhe shantazhuar nga një bos mafioz, Sam Giancana, me ndihmën e ish të dashurit të saj, Frank Sinatra.

Ylli kishte një lidhje të ndaluar me vëllezërit Kennedy, dhe mafia kërkonte të përfitonte nga kjo. Kur e kuptoi ç`po ndodhte, ajo i kishte thënë Sinatrës se nuk donte të bëhej pjesë e komplotit dhe se do të bënte gjithçka publike.

Kjo, sipas gazetarë të dokumentarit, ishte një motiv i fortë përse mafia donte ta “hiqte qafe”. Megjithatë, duke se vdekja e saj nuk do të zbardhet asnjëherë dhe do të jetë gjithmonë e mbuluar me mister.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara