Luana Vjollca shfaqet pa pikë grimi, befason me pamjen

22:12 | 21 Janar 2020

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca merr gjithmonë vëmendjen e fansave me pozat e saj atraktive në rrjetet sociale.

Bjondina bukuroshe shumicën e rasteve është parë e rregulluar dhe grimuar deri në detaje, shkruan portali arbresh.info

Mirëpo nuk e ka problem të shfaqet edhe pa grim. Ajo e ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, imazh në të cilin shihet natyrale teksa po i bën një tretman fytyrës.

Luana përndryshe përfundoi një tjetër sezon të suksesshëm të emisionit të saj, “Shiku kush luan”.

Ajo u ka bërë me dije fansave që do të rikthehet shumë shpejt në ekran, gjersa ka premtuar edhe projekte të reja muzikore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara