Loredana Zefi kryeson në titujt e mediave zvicerane

22:55 | 14 Dhjetor 2019

Reperja e njohur, Loredana Zefi, vazhdon të jetë shumë e komentuar në media.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Por kësaj radhe ka bërë revolucion pasiqë Loredana sot është një nga personalitet më të kërkuara në Zvicër.

Pas skandaleve të shumta që u përfol ajo është një nga artistet më të suksesshme dhe kërkuara momentalisht në tregun muzikor, këtë e bën të ditur edhe fitimi i çmimit ‘MTV European Awards’.

Madje së fundi Lori ka lënë pas edhe tenistin Federer në kryesimin e titujve të gazetave tek shteti ku vepron.

Kujtojmë se Loredana nga martesa me reperin e njohur Mozzik ka një vajzë 11-muajshe të quajtur, Hana, ku momentalisht është gjëja e vetme që i mban më afër Mozzikun dhe Loredanën, përkundër shumë bashkëpunimeve të suksesshme që sollën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara