Leonora Poloska tregon nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike

09:36 | 6 Gusht 2020

Leonora u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Poloska, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Ajo është fokusuar tek familja dhe tani fansat mendojnë se ka ardhur koha ta sjell ndonjë këngë të re.

Leonora u është përgjigjur pyetjeve të tyre ku tha se kënga e radhës do të publikohet me të përfunduar pandemia e që nuk dihet se kur do të ndodhë.

Këngëtaren e kanë pyetur edhe nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike dhe Leonora ka treguar se nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë pasi e do veten kështu si është.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara